Ndërlidhjet

Ministria e Integrimeve dorëzon të dhënat e fundit për liberalizimin e vizave


Ilustrim
Ilustrim

Ministria e Integrimeve Evropiane në Kosovë, përmes një njoftimi zyrtar, ka bërë të ditur se të premten i ka dorëzuar Bashkimit Evropian të dhënat e fundit për liberalizimin e vizave.

Këto të dhëna, sipas kësaj ministrie, përmbajnë rezultate dhe të arritura konkrete përgjatë tre muajve të fundit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës pret që në bazë të zotimit dhe dinamikës së prezantuar nga Komisioni Evropian, me rastin e publikimit të fundit të raportit të tij, me datën 18 dhjetor, 2015, të realizohet vizita e komisionarit të BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, në Kosovë, për të konfirmuar së bashku zbatimin e rekomandimeve”

“Kjo do t’i hapë rrugë Komisionit Evropian për t’i propozuar Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, thuhet, ndër të tjera, në njoftimin e Ministrisë së Integrimeve Evropiane.

XS
SM
MD
LG