Ndërlidhjet

B. Faso: Nga sulmi i al-Kaidës – 20 vetë të vrarë


Pamje e pjesëtarëve të forcave të sigurisë gjatë operacionit kundër militantëve në një hotel në Burkina Faso
Pamje e pjesëtarëve të forcave të sigurisë gjatë operacionit kundër militantëve në një hotel në Burkina Faso

Së paku 20 vetë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, nga një sulm i militantëve të al-Kaidës, në një hotel luksoz në Burkina Faso, ku kryesisht janë të vendosur personat e jashtëm dhe stafi i Kombeve të Bashkuara.

Forcat qeveritare menjëherë ndërmorën një kundërsulm, me mbështetje të forcave francze dhe inteligjencë amerikane, duke arritur t’i lirojnë më se 60 vetë të rrëmbyer brenda në hotel, përfshirë edhe ministrin e punës së këtij vendi dhe afro 30 vetë të lënduar, që u duhej ndihma mjekësore.

Sulmuesit ishin mbyllur në hotelin Splendid në kryeqytetin Ouagadougou, derisa forcat vendëse dhe ato franceze po përpiqeshin ta rimarrin kontrollin në hotel, nëntë orë pas fillimit të sulmit.

Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë al-Kaida në Magrebin Islamik.

Burkina Faso, me popullatë shumicë myslimane, është në gjendje me trazira, prej se presidenti i këtij vendi, pas një kohe të gjatë të qeverisjes, ishte përmbysur nga kryengritja popullore në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG