Ndërlidhjet

Iran: Lirohet nga burgu gazetari Jason Rezaian


Gazetari Jason Rezaian para se të burgosej
Gazetari Jason Rezaian para se të burgosej

Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve në Iran, Fars, raportoi se Irani e ka liruar reporterin e së përditshmes Washington Post, Jason Rezaian, dhe tre persona të tjera me shtetësi të dyfishtë, në kuadër të një marrëveshjeje për këmbim të të burgosurve.

Gazetari Rezaian, shef i zyrës së Washington Postit në Teheran, ishte i burgosur në Iran për më tepër se një vit, i akzuar për spiunim. Ai dhe Washington Posti vazhdimisht i kanë hedhur poshtë akuzat, duke thënë se ai ishte arrestuar në kuadër të një loje më të madhe politike.

Po ashtu, është liruar edhe kleriku, Saeed Abedini, shtetas amerikano-iranian, i cili ishte i burgosur për tri vite, pas dënimit për shkatërrim të sigurisë kombëtare.

Nuk është e qartë se cilët janë dy personat e tjerë që janë liruar.

Në Iran mbahen edhe dy iraniano-amerikanë të tjerë, përfshirë edhe ish-pjesëtarin e marinës së Shteteve të Bashkuara, Amir Hekmati, që është i dënuar me 10 vjet për bashkëpunim me qeveritë armiqësore.

Agjencitë iraniane të lajmeve e kanë cituar prokurorin publik në Teheran, Abbas Jafari Dowlatabadi, që ka thënë se lirimi ishte “në interes kombëtar” të Iranit.

Kjo shpallje për lirim u bë derisa Irani dhe fuqitë botërore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, pritet që gjatë ditës përfundimisht ta implementojnë marrëveshjen atomike të arritur në korrik të vitit të kaluar, me të cilën do të tërhiqen sanksionet ndërkombëtare kundër Iranit.

XS
SM
MD
LG