Ndërlidhjet

Kroacia zyrtarisht e ka nominuar një femër për shefe të OKB-së


Vesna Pushiq
Vesna Pushiq

Kroacia zyrtarisht e ka nominuar ministren e jashtme, Vesna Pushqi, për postin e sekretares së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke u bërë shteti i parë qe e ka paraqitur një femër për këtë post, i cili gjithnjë ishte mbajtur nga meshkujt, raporton agjencia DPA nga Nju Jorku.

Në letrën dërguar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që u ishte shpërndarë vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara, kryeministri i Kroacisë, Zoran Milanoviq, e ka nominuar zonjën Pushiq, e cila është edhe zëvendëskryeministre e parë e Kroacisë.

“Zonja Pushiq e ka një karrierë të shquar kombëtare dhe ndërkombëtare, si politikane dhe anëtare e akademisë, që e bënë atë plotësisht të përgatitur për kryerjen e këtij posti të udhëheqjes dhe përgjegjësisë globale”, ka shkruar kryeministri Milanoviq.

Më herët edhe Maqedonia e ka paraqitur kandidatin e vet, Sërgjan Kerim, që është diplomat dhe biznesmen.

Mandati i sekretarit të përgjithshëm të tashëm të OKB-së, Ban Ki-moon, i kalon gjatë këtij viti.

XS
SM
MD
LG