Ndërlidhjet

Serbi: Vuçiq dëshiron zgjedhje të parakohshme


Aleksandar Vuçiq
Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme këtë vit, në një synim të qartë që ta forcoj autoritetin e tij.

“Ky është vendim i imi, të shkojmë në zgjedhje, për të ardhmen e Serbisë”, tha sot, Aleksandar Vuçiq, dhe ka shtuar se “Serbia duhet të thotë se a dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”.

Mëtutje, në një mbledhje të Partisë Progresive Serbe, që ai e udhëheq, Vuçiq ka theksuar se votimi është i domosdoshëm në mënyrë që një qeveri e re dhe stabile, me mandat të plotë katërvjeçar, do të mund t’i intensifikonte reformat ekonomike për ta vendosur Serbinë fuqishëm në rrugën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Partia e Vuçiqit i ka fituar bindshëm zgjedhjet e fundit të mbajtura në mars të vitit 2014.

Kjo parti ende gëzon mbështetje të fuqishme përkundër uljes së rrogave në sektorin publik dhe pensioneve, si pjesë e përpjekjeve për stabilizimin financiar të Serbisë dhe përgatitjen e saj për BE.

Zoti Vuçqi nuk ka thënë se kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme, por mediat kanë raportuar se datë e mundshme është 24 prilli.

Vuçiq ka mbajtur edhe lidhje të forta me Rusinë, që është aleate tradicionale e Serbisë.

XS
SM
MD
LG