Ndërlidhjet

Shefi i bankës shtetërore e quajti Rusinë shtet “humbës”


German Gref
German Gref

Shefi i bankës kryesore, Sberbank, në Rusi, German Gref, tha se Moska ka dështuar të kryej reforma ekonomike dhe ka rënë në nivelin e vendeve “humbëse”.

Mëtutje, zoti Gref tha se Rusia e kishte “humbur garën” nga varshmëria e tepërt në eksportin e naftës.

“Ne jemi në mesin e vendeve humbëse”, ka thënë ai në një konferencë ekonomike në Moskë, dhe ka shprehur keqardhje për dështimin e Rusisë që të investojë në teknologjitë e tjera për të qëndruar në krye të diagrameve.

Ekonomia e Rusisë është goditur fuqishëm nga rënia e çmimeve të naftës, që është artikulli kryesor i eksportit.

German Gref ka kërkuar reformim radikal të institucioneve shtetërore dhe të sistemit arsimor për t’i mundësuar Rusisë që t’i bashkohet revolucionit teknologjik.

XS
SM
MD
LG