Ndërlidhjet

Mesazhe propagandistike mes Koresë J. dhe Koresë V.


Ilustrim
Ilustrim

Koreja e Jugut thotë se Koreja e Veriut gjatë javës së kaluar i ka shpërndarë rreth një milion letra me përmbajtje propagandistike në territorin e saj.

Seuli ka njoftuar sot se letrat janë lëshuar përmes balonave me helium si përgjigje ndaj Koresë së Jugut, e cila ka përdorur altoparlantë gjigantë për transmetimin e muzikës pop në veri.

Shkëmbimi i propagandës vjen në vazhdën e një testi bërthamor nga Pheniani më 6 janar.

Koreja e Veriut pretendon se e ka testuar me sukses bombën me hidrogjen por Joreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara, thonë se testi ishte në kundërshtim me marrëveshjen.

Përveç përdorimit të altoparlantëve, Koreja e Jugut është duke instaluar tabela elektronike përgjatë kufirit, ku do të transmetohen video propagandistike.

XS
SM
MD
LG