Ndërlidhjet

Zgjedhjet parlamentare afgane “mbahen” më 15 tetor


Ilustrim
Ilustrim

Një zyrtar i lartë i zgjedhjeve në Afganistan, thotë se zgjedhjet parlamentare të vendit ka gjasë të mbahen më 15 tetor.

Ahmad Yusuf Nuristani, udhëheqës i komisionit zgjedhor të Afganistanit, u tha sot gazetarëve në Kabul, se votimi do të mbahet në këtë datë nëse qeveria siguron buxhet të mjaftueshëm për organizimin e zgjedhjeve, nëse ka siguri për kandidatët dhe nëse ofrohet siguri për punonjësit e zgjedhjeve dhe votuesit.

Afati pesë vjeçare i legjislaturës afgane ka skaduar qershorin e vitit të kaluar, por mbajtja e zgjedhjeve është shtyrë për shkak të sigurisë dhe mosmarrëveshjeve rreth sigurimit të një votimi të drejtë.

Në vitin 2015, presidenti afgan, Ashraf Ghani, e ka lëshuar një dekret sipas të cilit ua ka zgjatur mandatin deputetëve deri në mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Kritikët e këtij dekreti kanë paraqitur dilema nëse veprimi i presidentit ishte i ligjshëm.

XS
SM
MD
LG