Ndërlidhjet

Gruevski: Zgjedhjet e parakohshme më 24 prill


Pamje gjatë një seance të mëparshme të Parlamentit të Maqedonisë
Pamje gjatë një seance të mëparshme të Parlamentit të Maqedonisë

Kryeministri në dorëheqje i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka thënë sot se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 24 prill, pavarëisht dështimit të dialogut politik mes katër partive kryesore politike.

Ndërkohë, deputetët e partive në qeveri, VMRO-DPMNE dhe BDI, e kanë nisur procedurën për shpërndarjen e Kuvendit në një seancë të jashtëzakonshme.

“Maqedonia duhet patjetër të ecë përpara. Shteti dhe qytetarët, një kohë të gjatë janë peng i një politike destruktive e cila kërcënonte në çdo plan. A do të vazhdojnë qytetarët të jetojnë nën mjegullën e krizës politike, apo gjithë këtë do e lemë pas nesh. A do t’u japim mundësi qytetarëve që të zgjedhin rrugën përpara për kombin dhe shtetin, apo do u lejojmë politikanëve të cilët me manipulime kanë për qëllim që të paralizojnë gjendjen, të vazhdojnë të na pengojnë për të shkuar përpara...marrëveshja e qershor-korrikut ishte arritur me qëllim që vendi të dalë sa më parë nga kriza e tanishme. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë zgjidhja më e mirë për dalje nga kriza politike. Për këtë arsye katër partitë edhe në ndryshimet e ligjit zgjedhor, janë pajtuar se 24 prilli është afati më optimal për zgjedhje” ka deklaruar Gruevski.

Kërkesa e tij është mbështetur edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim, që drejtohet nga Ali Ahmeti.

Opozita, nga ana tjetër, e ka kundërshtuar vendimin e partive në pushtet duke mbetur në qëndrimin se zgjedhje nuk mund të ketë pa i siguruar kushtet e nevojshme për mbajtjen e tyre në atmosferë të lirë dhe demokratike.

XS
SM
MD
LG