Ndërlidhjet

Vdes kitaristi i grupit Eagles


Glenn Frey
Glenn Frey

Kitaristi i grupit Eagles, Glenn Frey, ka vdekur në moshën 67-vjeçare.

Ai ka vuajtur nga artriti reumatoid dhe pneumonia.

“Fjalët nuk mund të përshkruajnë pikëllimin tonë dhe as dashurinë dhe respektin për të gjitha ato që ai i ka dhënë për ne”, ka thënë familja dhe anëtarët e tjerë të bandit përmes një deklarate.

Eagles ka qenë njëri nga bendet më të suksesshme në vitet 1970.

Kënga Hotel California ka qenë ndër hitet më të famshme të grupit.

Eagles ka shitur mbi 150 milionë albume në gjithë botën.

XS
SM
MD
LG