Në Lindjen e Largët Ruse ka shpërthyer një vullkan, duke shkaktuar një re të madhe të hirit dhe duke krijuar rreziqe të mundshme për trafikun ajror.
Instituti i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë në zonën Kamçatka ka raportuar se pas shpërthimit, tymi nga vullkani Zhupanovsky ka lëvizur në lindje të Oqeanit Paqësor.
Instituti po ashtu ka lëshuar paralajmërimin e portokalltë, që do të thotë se shpërthimi është në proces, dhe ka paralajmëruar avionët që të shmangin fluturimet pranë vendit të shpërthimit.
Vullkani është 70 kilometra nga qyteti më i afërt.
Por, shërbimet e emergjencës kanë thënë se hiri nga shpërthimi nuk ka lëvizur ende drejt zonave të populluara.