Ndërlidhjet

1 shkurti, afati i fundit i aplikimit për biletat Euro 2016


Ilustrim
Ilustrim

Mbështetësit e futbollit kanë afat deri më 1 shkurt që të aplikojnë për të siguruar biletat për Euro 2016 që këtë vit mbahet në Francë, ka njoftuar sot UEFA.

Lajmi është kumtuar për tifozët e 24 ekipeve pjesëmarrëse, 3.5 milionë nga të cilët përmes portaleve të ndryshme kanë aplikuar për bileta të Euro 2016.

UEFA ka njoftuar se 800 mijë bileta janë do të jenë në shitje.

Përmes një deklarate të lëshuar, UEFA ka njoftuar se ata të cilët nuk kanë aplikuar për sigurimin e biletës duhet të fillojnë procedurën e aplikimit.

UEFA ka njoftuar se aplikantët do të njoftohen më 29 shkurt nëse e kanë fituar të drejtën për të marrë biletë apo jo.

Deri më tani, për tu pajisur me bileta kanë aplikuar tifozë nga 189 territore.

Ndeshjet që më së shumti është shprehur interesim deri më tani është ndeshja Gjermani-Poloni, Republika e Irlandës Suedia dhe Portugalia-Austria.

Kampionati do të mbahet në dhjetë qytete franceze për një muaj nga 10 qershori.

Bileta e parë është shitur korrikun e vitit të kaluar, para se të ishin të njohura të gjitha ekipet e kualifikuara.

XS
SM
MD
LG