Ndërlidhjet

Clooney: Oscari po lëviz në drejtim të gabuar


Aktori amerikan, George Clooney.
Aktori amerikan, George Clooney.

Aktori amerikan, George Clooney, fitues i Oscarit, ka akuzuar Akademinë e Çmimeve se “po lëviz në drejtim të gabuar”.

Për të dytin vit me radhë, asnjë aktor me ngjyrë ose pjesëtar i pakicave nuk është nominuar në katergorinë e aktorit ose aktores më të mirë.

“Nëse shikoni prapa, 10 vjet më parë, Akadamia ka bërë punë më të mirë”, ka thënë Clooney.

Edhe aktorja e filmit “Star Wars”, Lupita Nyong'o, ka thënë se “është e zhgënjyer me mungesën e shumëllojshmërisë” në nominime.

Nyong’o, aktore me ngjyrë, ka fituar çmimin Oscar si aktorja më e mirë mbështetëse në filmin “12 Years a Slave” në vitin 2014.

Të 6,300 anëtarët e Akadamisë, të gjithë njerëz nga industria e filmit, votojnë për të nominuarit për Oscar çdo vit.

Presidentja e Akademisë së Çmimeve Oscar, Cheryl Boone Isaacs, është zotuar se do të rishikojë anëtarët e akademisë, pasi shumë yje janë zotuar se do të bojkotijnë ceremoninë e ndarjes së çmimeve, që do të mbahet më 28 shkurt.

Lexoni edhe këtë:

Filmi kosovar "Shok" nominohet për Oscar

XS
SM
MD
LG