Ndërlidhjet

Zarif: Sanksionet e reja, të paligjshme


Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, ka përsëritur kritikat e Teheranit për sanksionet e reja amerikane kundër programit të raketave balistike të Republikës Islamike.

Zarif ka thënë se këto sanksione janë të paligjshme dhe ka shtuar se provat e fundit raketore të Iranit kanë qenë “vetëmbrojtje”.

Ai i ka bërë këto komente në një intervistë për AP-në në Davos të Zvicrës, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

Shtetet e Bashkuara, më 17 janar, kanë shpallur sanksione të reja kundër 11 subjekteve dhe individëve iranianë, të përfshirë në programin e raketave balistike.

Irani ka kryer dy prova raketore në muajin tetor dhe nëntor.

Sanksionet e reja janë shpallur vetëm një ditë pasi Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara kanë hequr sanksionet e lidhura me programin bërthamor të Iranit.

XS
SM
MD
LG