Ndërlidhjet

Përfaqësues të Avokatit të Popullit vizitojnë Lushtakun


Sami Lushtaku
Sami Lushtaku

Përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit kanë vizituar të mërkurën Sami Lushtakun në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc, ku ndodhet në vuajtje të dënimit.

Vizita është bazuar në kërkesën publike për të hetuar pretendimet për trajtim joadekuat mjekësor, thuhet në njoftimin për media, dërguar nga Zyra e Avoktatit të Popullit.

Lushtaku, kryetar i Komunës së Skënderajt, po vuan dënimin prej 12 vjetësh burg për krime lufte.

Ai është futur në grevë urie, duke pretenduar se nuk po i ofrohet trajtim adekuat shëndetësor.

“Mbi bazën e kompetencës ligjore të Avokatit të Popullit, pretendimet e lartëpërmdnura do të hetohen në pajtim me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe me praktikat gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.

Lexoni edhe këtë:

Veseli kërkon të qartësohet rasti i Sami Lushtakut

XS
SM
MD
LG