Ndërlidhjet

Sot shpallet verdikti ndaj Oliver Ivanoviqit


Oliver Ivanoviq
Oliver Ivanoviq

Në Gjykatën Themelore në Veri të Mitrovicës sot paradite pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Oliver Ivanoviqit dhe katër serbëve të tjerë të akuzuar për krime lufte.

Ivanoviq dhe katër serbë të tjerë janë të akuzuar për krime të luftës kundër shqiptarëve të Kosovës, në periudhën 1999-2000 derisa Ivanoviq akuzohet edhe për vrasje në vitin 2000.

Zëdhënësja e misionit EULEX, Dragana Nikoliq Solomon, e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se sot do të shpallet verdikti nga një gjykatës i misionit EULEX, i cili edhe e ka udhëhequr procesin gjyqësor ndaj të akuzuarve.

Masat e sigurisë në veri të Mitrovicës janë shtuar.

Lideri i Nismës Serbia, Drejtësia, Demokracia, Oliver Ivanoviq është arrestuar më 27 janar të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG