Ndërlidhjet

HRW dënon sulmin ndaj televizionit afgan


Ilustrim
Ilustrim

Një grup ndërkombëtar për të drejtat e njeriut e ka dënuar sulmin vetvrasës nga talibanët më 20 janar, që kishte në shënjestër rrjetin afgan të lajmeve Tolo TV, ku kanë mbetur të vdekur shtatë persona.

Human Right Watch ka thënë sot se sulmi në minibusin që transportonte punonjësit e televizionit Tolo është një “mizori e projektuar për ta minuar lirinë e brishtë të medieve në Afganistan”.

Një sulmues vetëvrasës ka hedhur veten në erë pranë një minibusi që bartte punonjës të televizionit të njohur afgan, Tolo News, teksa minibusi lëvizte pranë ambasadës ruse në Kabul.

Njëzetepesë persona, shumica punonjës të televizionit, janë plagosur gjatë sulmit.

Përmes një deklarate, talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, ndërsa Tolo News e kanë cilësuar si “agjenci spiunimi”.

Televizioni Tolo është një televizion i pavarur afgan ku pos televizionit ka program edhe në radio dhe faqen në internet.

XS
SM
MD
LG