Ndërlidhjet

Edhe një rast i ri me Ebola në Siera Leone


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët në Siera Leone thonë se rasti i dytë nga Ebola është shfaqur në vend, që nga koha kur autoritetet shëndetësore e kishin deklaruar fundin e epidemisë.

Rasti i parë i ri në Siera Leone është shfaqur në fillim të këtij muaji dhe atë vetëm një ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se transmetimi i viruesit Ebola kishte përfunduar në rajon pas vdekjes së më shumë se 11 personave nga ky virus.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Sidi Yaya Tunis, ka njoftuar sot se rasti i dytë është një i afërm i 22 vjeçarit i cili ka vdekur në fillim të këtij muaji nga Ebola.

Pacienti i ri është vendosur në karantinë dhe është në mesin e 150 pacientëve që janë duke u monitoruar nga zyrtarët e shëndetësisë.

Familjarët e viktimës së parë, teksa e kanë përgatitur vuneralin, sipas zyrtarëve të atjeshëm shëndetësorë, e kanë vënë vetën në rrezik të lartë.

XS
SM
MD
LG