Ndërlidhjet

Së paku 12 migrantë të vdekur në brigjet turke


Ilustrim
Ilustrim

Së paku dymbëdhjetë migrantë kanë vdekur dhe disa të tjerë janë zhdukur të enjten kur anija e tyre është përmbysur teksa po tentonte ta kalonte Detin Egje për të shkuar nga Turqia për në Greqi.

Mediet turke kanë njoftuar se anija e përmbytur kishte mbi 50 migrantë ndërsa ishte nisur për në ishullin grek Lesbos.

Njëzet e tetë persona kanë shpëtuar ndërsa dyshohet se dhjetëra të tjerë janë të zhdukur.

Turqia, e cila është shtëpi për rreth 2.2 milionë refugjatë si rezultat i luftës civile në Siri, është bërë një qendër për emigrantët që kërkojnë të arrijnë në Evropë, shumë nga të cilët paguajnë shuma të mëdha parashë për kontrabandistët, në mënyrë që t’i bartin deri në vendet evropiane.

Ankaraja e ka arritur një marrëveshje me BE-në në qershor të vitit të kaluar për ta ndaluar fluksin e refugjatëve që shkojnë në Evropë, në këmbim të ndihmës financiare.

Brukseli është zotuar se do t’i dhurojë Turqisë tre miliardë euro si dhe lehtësime politike për Ankaranë, në këmbim të bashkëpunimit në trajtimin e krizës më të keqe në Evropë me migrantë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Por, stina e dimrit dhe kushtet e këqija duket se nuk i kanë penguar migrantët të synojnë në baza ditore ishujt grekë.

XS
SM
MD
LG