Ndërlidhjet

Tenis: Sharapova e shënoi fitoren e 600-të në karrierë


Maria Sharapova pas fitores së sotme në Australia Open
Maria Sharapova pas fitores së sotme në Australia Open

Ylli rus i tenisit, Maria Sharapova, e ka fituar duelin e saj të 600-të në karrierë, pasi e mundi amerikanen, Lauren Davis, në xhiron e katërt të turneut Australian Open në Melburn.

Maria Sharapova, 28 vjeçare, ka shprehur befasi për këtë numër të fitoreve në komentet e saj para gazetarëve duke e shtruar pyetjen se “a është ky përkujtim miqësor për mua se po plakem? ”

Karrierën e saj të tenisit Sharapova e filloi në moshën 6 vjeçare në Moskë.

Në moshën 9 vjeçare ajo është vendosur në Shtetet e Bashkuara për stërvitje.

Ajo është pesë herë fituese e turneve Grand Slam dhe ka fituar afro 30 milionë dollarë deri në qershor të vitit 2015, sipas revistës Forbes.

Tash e 11 vjet me radhë ajo është e para në listën e revistës Forbes të sportisteve me të ardhura më të larta.

Në xhiron e ardhshme të turneut në Melburn, Sharapova takohet me zviceranen, Belinda Becic.

XS
SM
MD
LG