Ndërlidhjet

Ukrainë: Gazpromi rus gjobitet me 3.5 milionë dollarë


Ilustrim
Ilustrim

Agjencia shtetërore antimonopol në Ukrainë e ka gjobitur kompaninë ruse Gazprom, me 3.5 miliardë dollarë për dyshime se e ka keqpërdorë monopolin e kontrollit të sistemit tranzitor të gazit natyror në Ukrainë, ka njoftuar sot në rrjetin Facebook, shef i Komitetit Antimonopol në Kiev, Yuriy Terentyev, duke mos dhënë detaje për shkeljet e Gazpromit.

Më herët këtë javë, Gazpromi e ka informuar qeverinë e Ukrainës se i ka borxh 2.55 miliardë dollarë për furnizim me gaz në tremujorin e tretë të vitit 2015 dhe se kjo shumë duhet të paguhet brenda 10 ditësh.

Ukraina e konteston këtë borxh, duke thënë se neni i kontratës që kërkon pagesën nga ana e Kievit për gazin që nuk e ka përdorë, është “joliogjor dhe i pavlefshëm”.

Gazpromi dhe kompania Naftohaz në Ukrainë këtë mospajtim e kanë dërguar në një gjykatë arbitrazhi në Suedi.

Gazpromi thotë se Ukraina i ka borxh gjithsej 29.2 miliardë dollarë.

Bashkimi Evropian furnizohet afro 40% të gazit që e blenë nga Rusia, nëpërmjet rrjetit të gazsjellësit tranzitor nëpër Ukrainë.

XS
SM
MD
LG