Ndërlidhjet

Kosovë: Opozita proteston në Ditën e Pavarësisë, më 17 shkurt


Pamje nga një protestë e opozitës në Prishtinë, e cila u shndërrua në dhunë
Pamje nga një protestë e opozitës në Prishtinë, e cila u shndërrua në dhunë

Tri partitë opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe partia Nisma, kanë paralajmëruar protestën e radhës për datën 17 shkurt – Ditën e Pavarësisë.

Të tre liderët e këtyre subjekteve politike, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, e kanë konfirmuar datën e protestës së ardhshme, ku pritet të vazhdohet me kërkesën për dorëheqjen e qeverisë aktuale dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Protestat e opozitës kanë nisur muaj më parë, në kundërshtim të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, më 25 gusht, lidhur me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

Së fundi, opozita ka shtuar edhe një kërkesë, atë për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, dhe zëvendëskryeministrit të parë,Hashim Thaçi, duke synuar kështu që ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

XS
SM
MD
LG