Ndërlidhjet

Irani, Kina forcojnë lidhjet ekonomike e politike


Teheran
Teheran

Irani dhe Kina janë zotuar për lidhje më të afërta ekonomike dhe politike, pas bisedimeve në Teheran midis presidentëve të të dyja vendeve.

Presidenti kinez, Xi Jinping, është lideri i parë që viziton Iranin prejse janë hequr sanksionet ndërkombëtare kundër tij, javën e kaluar.

Dy liderët kanë nënshkruar 17 marrëveshje për çështje të ndryshme, nga energjia deri te forcimi i tregtisë.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka thënë se ai dhe Xi kanë nënshkruar një “dokument gjithëpërfshirës 25-vjeçar” për marrëdhënie strategjike.

Ata po ashtu kanë diskutuar për terrorizmin, paqëndrueshmërinë në Lindjen e Mesme, si dhe për shkencë, teknologji moderne, kulturë dhe turizëm.

Sanksionet ndërkombëtare kundër Iranit janë hequr javën e kaluar, pasi Republika Islamike ka rënë dakord për të zvogëluar aktivitetin e saj bërthamor.

Kina është partneri më i madh tregtar i Iranit.

XS
SM
MD
LG