Ndërlidhjet

Stuhia e borës në SHBA nis të dobësohet


Nju Jork
Nju Jork

Miliona njerëz në Bregdetin Lindor të Shteteve të Bashkuara janë zgjuar të dielën me një shtresë të madhe të borës, e cila ka bllokuar disa rajone.

Në Nju Jork, megjithatë, autoritetet kanë hequr ndalesën e udhëtimit me makina, pasi stuhia masive e fundjavës ka nisur të zvogëlohet dhe të lëvizë drejt Oqeanit Atlantik.

Por, në Uashington sistemi i metrosë do të mbetet i mbyllur edhe sot. Udhëtimi ajror atje po ashtu vazhdon të përballet me ndërprerje.

Së paku 18 persona janë raportuar të vdekur qysh të premten në SHBA, shumica e tyre në aksidente trafiku.

Dhjetëra-mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në 11 shtete.

Situata më e rëndë ka qenë në Virxhinian Perëndimore, ku bora ka arritur në 103 centimetra.

Disa meteorologë kanë thënë se kjo stuhi e borës mund të jetë në mesin e dhjetë më të këqijave në histori.

XS
SM
MD
LG