Ndërlidhjet

Hassan Rohani nis turneun evropian


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani
Presidenti i Iranit, Hassan Rohani

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, e ka filluar sot turneun evropian, i cili është udhëtimi i tij i parë që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes bërthamore me gjashtë fuqitë botërore.

Ai gjatë vizitës pesë-ditore në Romë dhe Paris do të shoqërohet nga ministri i naftës dhe gazit si dhe me zyrtarë të tjerë të qeverisë.

Republika islamike po del nga izolomi ndërkombëtar pas lehtësimit të sanksioneve ekonomike më 16 janarit.

Lehtësimi ka ardhur si rezultat i marrëveshjes së korrikut të vitit të kaluar për frenimin nga Irani të programit bërthamor.

Ky veprim i hapë derë Iranit për të arritur marrëveshje me kompanitë ne Evropë dhe Azi.

Rohani sot në Romë pritet të takohet me presidentin italian, Sergio Mattarella dhe kryeministrin, Matteo Renzi.

Gjatë vizitës së tij ai do të takohet edhe me Papa Françeskun si dhe me biznesmenë.

Më 28 janar Rohani do të udhëtoj për në Paris ku do të takohet me presidentin e Francës, Francois Hollande.

XS
SM
MD
LG