Ndërlidhjet

Rusi: Gatishmëri për vazhdim të lidhjeve me Egjiptin


Sergei Naryshkin
Sergei Naryshkin

Kryesuesi i Dumës Shtetërore, Sergei Naryshkin, thotë se Rusia është e gatshme për vazhdimin e lidhjeve me Egjiptin, në sektorin e turizmit dhe aviacionit civil.

Në këtë kuadër, zoti Naryshkin tha se nuk e përjashton mundësinë e bisedimeve për vazhdimin e fluturimeve ndërmjet dy vendeve, gjatë vizitës së tij në Egjipt, këtë javë.

Por, sipas Naryshkinit “kjo do të jetë e mundshme vetëm në rast se siguria e shtetasve rusë është plotësisht e garantuar”.

Rusia i ka ndaluar të gjitha fluturimet civile në Egjipt, që është destinim i popullarizuar për pushim i shtetasve rusë, pasi një bombë e ka rrëzuar një aeroplan të dhëtarëve të Rusisë në gadishullin Sinai, më 31 tetor të vitit të kaluar, me ç’rast u vranë të 224 njerëzit në të.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik, e pat marrë përgjegjësinë për këtë eksplodim.

XS
SM
MD
LG