Ndërlidhjet

Nuk ka pasur eksploziv në valixhen në veri të Mitrovicës


Zhelko Bojiq
Zhelko Bojiq

Valixhja, për të cilën dyshohej se mund të ketë ekploziv, ka qenë e zbrazët, prandaj policia në pjesën veriore të Mitrovicës e ka zhbllokuar rrugën e cila ishte mbyllur për shkak të rrezikut potencial, tha sot shefi i operativës rajonale të policisë së Kosovës, Zhelko Bojiq.

“Valixhja ishte e zbrazët, por pasi në kontrollin me rengen u vërtetua se në konstrukcion gjendej një shufër metalike, valixhja, për shkak të sigurisë, me ndihmën e një sasie të vogël të ekplozivit është shkatërruar në mënyrë të sigurt në vendin e ngjarjes”, tha Bojiq.

Kjo valixhe ishte lënë para një objekti në pjesën veriore të Mitrovicës, në afërsi të një tregu të improvizuar dhe gati 100 metra larg Zyrës për Kosovën të qeverisë së Serbisë, raporton agjencia Beta.

XS
SM
MD
LG