Ndërlidhjet

Greqi: Vendet e BE-së dështuan të ndihmojnë


Ilustrim i lundrimit të migrantëve nëpër det
Ilustrim i lundrimit të migrantëve nëpër det

Ministri i imigrimit i Greqisë, Ioannis Mouzalis, me zemërim i ka fajësuar shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, se kanë dështuar në dërgimin e fuqisë së mjaftueshme njerëzore dhe të anijeve, për të ndihmuar në krizën me migrantë dhe se nuk i kanë realizuar premtimet e tyre për rivendosjen e migrantëve.

Ministri Mouzalis tha sot, në margjina të një takimi të BE-së në Amsterdam të Holandës, se dërgimi i oficerëve nga agjencia Frontex e BE-së, në Maqedoninë fqinje, në përpjekje për ndaljen e migrantëve, do të jetë veprim ilegal.

Ishte sugjeruar se rojet e kufijve të BE-së duhet të jenë më efektivë në kufirin Greqi – Maqedoni, por Mouzalas tha se dërgimi i oficerëve në Maqedoni “nuk është ide e mirë” dhe ka këmbëngul se “ne na duhet Frontex në Greqi”, raporton AP.

Mouzalas tha se Greqia po bën çdo gjë të mundur për t’i mbrojtur kufijtë e vet detarë nga migrantët kryesisht sirianë që vijnë nga Turqia, por nuk është ndihmuar në mënyrë efikase nga shtetet e tjera anëtare të BE-së.

Ai tha se Greqisë i duhen 1,800 oficerë të agjencisë Frontex, por janë dërguar vetëm 800 vetë.

XS
SM
MD
LG