Ndërlidhjet

Siri: Nga sulmi vetëvrasës – së paku 23 persona të vrarë


Pamje në Alepo pas një sulmi të mëparshëm

Së paku 23 vetë, shumica prej tyre nga grupi kryengritës sirian, Ahrar al-Sham, janë vrarë nga një sulmues vetëvrasës në qytetin Alepo, ka njoftuar një grup monitorues.

Grupi Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, tha se 19 luftëtarë të këtij grupi islamik, përfshirë katër komandantë dhe katër civilë, ishin vrarë dje në eksplodimin në lagjen Sukari.

Me këtë sulm vetëvrasës u godit një pikë kontrolli në hyrje të një kompleksi të sigurisë, që i takonte grupit al-Sham.

Disa persona që mbaheshin të burgosur aty, mendohet se po ashtu, janë vrarë nga eksplodimi, që i ka shkatërruar tri ndërtesa, ka njoftuar observatori.

Është e paqartë se kush e ka kryer sulmin.

Grupi al-Sham aktualisht është goditur nga një varg sulmesh.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut tha se një komandant i al-Shamit dhe 11 anëtarë të familjes së tij, po ashtu, ishin vrarë dje nga një sulm ajror i Rusisë, përfshirë edhe tre fëmijë.

Grupi al-Sham është anëtar udhëheqës i aleancës, Ushtria e Pushtimit, e cila e ka kontrollin në provincën Idlib, së bashku me grupin al-Nusra Front, i ndërlidhur me al-Kaidën.

XS
SM
MD
LG