Ndërlidhjet

Polici afgan vret 10 kolegë të tij


Afganistan
Afganistan

Një oficer i policisë në Afganistan fillimisht është droguar dhe më pas ka shtënë në drejtim të kolegëve të tij, duke lënë të vdekur dhjetë policë.

Ky është incidenti i dytë i këtij lloji në dy javët e fundit në provincën Uruzgan.

Aksioni i policisë për kapjen e të dysharit është duke vazhduar.

Autoritetet thonë se ka të ngjarë që ai mund të ketë lidhje me talibanët.

Një zëdhënës i talibanëve e ka konfirmuar incidentin e sotëm dhe ka shtuar se militantët kanë marrë nën kontroll një stacion të policisë në qarkun Çinarto.

Komentuesit thonë se sulmi është pjesë e fushatës dimëore të talibanëve në të gjithë vendin, pavarësisht përpjekjeve për rifillimin e bisedimeve për paqe.

Të ashtuquajturat sulme të brendshme, kur ushtarët ose policët afganë drejtojnë armët kah kolegët e tyre apo trupat ndërkombëtare, kanë qënë një problem i madh gjatë viteve kur NATO-ja ka luftuar përkrah forcave afgane.

Më 17 janar, nëntë policë afganë janë vrarë në provincën Uruzgan nga katër kolegë të papërgjegjegjshëm, të cilët thuhet se kanë qenë të ndikuar nga talibanët.

XS
SM
MD
LG