Ndërlidhjet

Forcat qeveritare të Sirisë rimarrin një qytet


Siri
Siri

Forcat qeveritare kanë rimarrë kontrollin e një qyteti me rëndësi strategjike në jug të Sirisë.

Sheik Miskin, i cili shtrihet në njërën nga rrugët kryesore nga Damasaku në kufi me Jordaninë, është rikthyer nga fraksionet rebele pas një beteje njëmujore.

“Qyteti është shumë i rëndësishëm për të dyja palët. Të dyja ato kanë luftuar ashpër. Shkatërrimi në qytet është masiv”, ka thënë drejtori i Vëzhguesit Sirian të të Drejtave të Njeriut, Rami Abdul Rahman.

Aeroplanët rusë raportohet se kanë luajtur rol kyç në ofensivë.

Po këtë muaj, forcat pro-qeveritare kanë rimarrë Rabijan dhe Salman, të dyja qytete në provincën Latakia.

Moska ka intervensuar në luftën civile të Sirisë në anën e presidentit Bashar al-Assad, në muajin shtator.

Konflikti, i cili ka shpërthyer në vitin 2011, ka vrarë mbi 250,000 njerëz dhe ka zhvendosur rreth 11 milionë.

XS
SM
MD
LG