Ndërlidhjet

Papa dhe Rohani shkëmbejnë dhurata


Vatikan, 26 janar 2016.
Vatikan, 26 janar 2016.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, dhe Papa Françesku kanë shkëmbyer dhurata gjatë një takimi privat në Vatikan.

Rohani i ka sjellë Papës një qilim të kuq persik dhe i ka treguar se është punuar me dorë në qytetin e shenjtë të Iranit, Kom.

Papa Françesku, ndërkaq, i ka dhënë Rohanit një medalje me Shën Martinin.

Papa ka thënë se ky gjest paraqet shenjë të vëllazërisë.

Rohani ndodhet në një udhëtim katërditor në Itali dhe Francë.

Kjo është vizita e parë shtetërore e një presidenti iranian në Evropë në afro dy dekada.

Më herët, ai u ka thënë udhëheqësve të biznesit në Romë se “Irani është vendi më i sigurt dhe më i qëndrueshëm në gjithë rajonin”.

Rohani është në kërkim të investimeve të huaja, pas heqjes së sanskioneve ndërkombëtare kundër Iranit, më 16 janar.

Sanksionet janë hequr në bazë të një marrëveshjeje bërthamore, e cila fillimisht ka obliguar Teheranin të kufizojë aktivitetin e tij nuklear.

Rohani ka shkruar sot në Twitter se kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, do të vizitojë Iranin në muajt e ardhshëm për të thelluar lidhjet ekonomike.

XS
SM
MD
LG