Ndërlidhjet

Kryeministri moldav thotë se nuk do të tërhiqet


Kryeministri moldav, Pavel Filip
Kryeministri moldav, Pavel Filip

Kryeministri i ri i Moldavisë, Pavel Filip, ka bërë thirrje për qetësi nga protestuesit që po e kërkojnë dorëheqjen e tij, ndëra ka thënë se nuk do të tërhiqet por do të punoj për ta rikthyer besimin e qytetarëve.

“Klasa politike tashmë e ka shansin e fundit për rivendosjen e besimit të qytetarëve moldavë dhe besimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë”, ka thënë Filip sot para gazetarëve në Bukuresht.

Gjatë një vizite në Rumaninë fqinje, Filip ka thënë se elita politike është përgjegjëse për krizën politike që ka nxitur protesta masive gjatë javëve të fundit.

Rreth 40 mijë njerëz kanë dalë në rrugë fundjavën e kaluar duke kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, vetëm pak ditë pasi qëveria e re e ka dhënë betimin.

Filip i ka thënë BBC-së se nuk e ka ndërmend të dorëhiqet dhe se Moldavia ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme me qëllim që të shmanget një “krizë e thellë politike dhe sociale”.

Ai tha se do të merren veprime ndaj protestuesve që “e kalojnë vijën e kuqe dhe bëhen të dhunshëm”.

Moldavia është në krizë që nga viti i kaluar kur u bë publik një skandal rreth keqpërdorimit të 1 miliard dollarëve, veprim që çoi në arrestimin e ish-kryeministrit Flad Filat.

Vendi është i ndarë mes atyre që duan të bashkohen me Rumaninë fqinje në Bashkimin Evropian dhe atyre që duan marrdhënie më të ngushta me aleatin e epokës sovjetike, Moskën.

XS
SM
MD
LG