Ndërlidhjet

Spanja arreston nëntë anëtarë të PPK-së


Ilustrim
Ilustrim

Polica spanjolle i ka arrestuar sot nëntë persona që dyshohen se kanë lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK)

Njoftimin për arrestimin e të dyshuarve e ka bërë me dije Ministria e Brendshme spanjolle, përmes një komunikate të lëshuar.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, e cila lufton për autonomi të kurdëve në Turqi, nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, konsiderohet si një grup terrorist.

Konflikti me aktivistët e kësaj lëvizje, për dekada të shumta e deri më tani, ua ka marrë jetën më shumë se 40 mijë personave.

Sipas ministrisë spanjolle, gjatë aksionit, mëngjesin e sotëm janë bastisur edhe njëmbëdhjetë lokacione në Madrid, Valencia dhe Bilbao.

“Aksioni policor ishte kundër strukturës së arsimit, trajnimit dhe integrimit në aparatin ushtarak të organizatës terroriste PPK (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit) e cila vepron në Turqi dhe Siri”, thuhet në komunikatë.

XS
SM
MD
LG