Ndërlidhjet

Gjermania kërkon nga Rusia që ta mos e politizoj rastin e 13 vjeçares


Berlin, Gjermani
Berlin, Gjermani

Zëdhënësi i kancelares gjermane, Angela Merkel, Steffen Seibert, ka kërkuar nga Rusia që të ndaloj së përdoruri politikën për rastin e supozuar të përdhunimit që përfshin një vajzë 13 vjeçare ruse në Berlin.

Seibert tha sot se autoritetet ligjore gjermane “duhet të jenë në gjendje që ta përfundojnë hetimin pa u penguar nga jashtë”.

Ai tha se është e papërshtatshme, që një rast i tillë të përdoret politikisht nga Rusia.

Vajza e cila ishte zhdukur në fillim të janarit sipas banorëve rusë në Berlin, ishte rrëmbyer dhe përdhunuar nga emigrantët e Lindjes së Mesme.

Gjatë ditës së martë, Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka akuzuar Gjermaninë për fshehjen e përdhunimit të një vajze migrante ruse, 13 vjeçe.

Policia gjermane thotë se nuk kanë prova për përdhunim apo rrëmbim dhe prokurorët mendojnë se vajza shkoi me burrat dhe pranoi të ketë marrdhënie seksuale me ta.

Autoritetet gjermane thonë se një person është duke u hetuar për abuzim seksual, ngase është e paligjshme të kihet seks me dikë që është nën moshën 14 vjeçe.

XS
SM
MD
LG