Ndërlidhjet

Kosovë: Arrestohen 15 vetë për krim dhe trafikim me qenie njerëzore


Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 15 persona të dyshuar për krim të organizuar dhe trafikim me qenie njerëzore. Arrestimet janë bërë në tri rajone, atë të Prishtinës, Pejës dhe të Mitrovicës.

Në një konferencë për media Policia e Kosovës ka njoftuar se është arritur që të shpëtohen dy viktima të trafikimit, femra shqiptare nga Kosova. Ato janë dërguar në trajtim të mëtutjeshëm në strehimore për viktimat e trafikimit. Operacioni ka rezultuar me konfiskimin e armëve, parave të gatshme, aparate të lojërave të fatit si dhe prova tjera.

“Janë arrestuar 15 të dyshuar, janë sekuestruar 2 revole, 72 aparate të lojërave të fatit, 2 aparate dhe 13105 mijë euro“ ka thënë Rexhep Fetahu, drejtori Drejtorisë së Krimit të Organizuar.

XS
SM
MD
LG