Ndërlidhjet

Bojkoti i opozitës kërcënon bisedimet për Sirinë


Homs, Siri
Homs, Siri

Opozita e Sirisë insiston se nuk do të marrë pjesë në bisedimet për zgjidhjen politike të konfliktit në vend, edhe pse Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se negociatat do të nisin sot.

Udhëheqës të opozitës kanë thënë se nuk do të udhëtojnë në Gjenevë derisa nuk merren hapa për të lehtësuar gjendjen e civilëve të rrethuar dhe të bombarduar.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara, Staffan de Mistura, ka lutur sirianët përmes një videoje që të mbështesin bisedimet, të cilat, sipas tij, janë shansi i fundit për paqe dhe nuk mund të dështojnë.

Mbi 250,000 njerëz kanë vdekur në luftën e Sirisë, e cila ka nisur qysh në vitin 2011.

Njëmbëdhjetë milionë të tjerë janë detyruar të zhvendosen.

XS
SM
MD
LG