Ndërlidhjet

Obama kërkon të luftohet IS-i në Libi


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka udhëzuar këshilltarët e tij të sigurisë që të luftojnë përpjekjet e grupit militant Shteti Islamik (IS) për të zgjeruar praninë në Libi dhe gjetkë.

Shteti Islamik ka shfrytëzuar kaosin në Libi për t’u vendosur në qytetin Sirte dhe ka kryer disa sulme ndaj instalimeve të naftës këtë muaj.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, ka thënë se Shteti Islamik ka krijuar qendra trajnimi në Libi dhe ka mirëpritur luftëtarë të huaj, njëjtë si në Irak dhe Siri.

Pentagoni tashmë ka dërguar “një numër të vogël të personelit ushtarak” në Libi, në përpjekje “për t’u angazhuar në bisedimet me forcat lokale atje, për të pasur një pamje të qartë të asaj që po ndodh saktësisht”, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook.

“Po shohim mundësitë ushtarake”, ka shtuar ai.

XS
SM
MD
LG