Ndërlidhjet

Shtëpa e Bardhë: Putin është i korruptuar


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, ka thënë se vlerësimi i zyrtarit të Thesarit amerikan se presidenti rus, Vladimir Putin, është i korruptuar, reflekton edhe pikëpamjet e administratës së presidnetit Barack Obama.

Adam Szubin, ushtrues i detyrës së sekretarit të Thesarit për terrorizëm dhe krime financiare, ka thënë në një intervistë për BBC-në më 26 janar se Putin është “pasqyrë e korrupsionit” – i pasuruar në mënyrë sekrete, i korruptuar dhe i fokusuar në pasurimin e miqve të tij dhe aleatëve politikë.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, është përgjigjur me zemërim ndaj komenteve të Szubinit, duke i cilësuar ato si “akuzë zyrtare” dhe “gënjeshtër”.

Putin vazhdimisht ka thënë se raportet e mediave për pasurinë e tij të madhe, përfshirë edhe raportet se ai është personi më i pasur në botë, janë të pakuptimta.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione kundër biznesmenëve rusë, besnikë ndaj Putinit, për të bërë presion mbi Kremlinin, për shkak të aneksimit që i ka bërë Krimesë dhe mbështetjes së vazhdueshme për separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Lexoni edhe këtë:

Zyrtari amerikan thotë se Putin është i pasur dhe i korruptuar

XS
SM
MD
LG