Ndërlidhjet

Gjermania zgjeron listën e vendeve të sigurta


Ilustrim
Ilustrim

Gjermania ka shpalosur planet për të futur Algjerinë, Marokun dhe Tunizinë në listën e saj të vendeve të sigurta.

Veprimi ka të bëjë me përpjekjet për të frenuar numrin në rritje të migrantëve.

Minstri i Ekonomisë, Sigmar Gabriel, ka thënë se shtatasit nga këto vende nuk do të kenë gjasa të marrin azil në Gjermani.

Vitin e kaluar, Gjermania ka pranuar mbi 1.1 milion azilkërkues.

Kosova dhe Shqipëria janë po ashtu në mesin e vendeve që konsiderohen të sigurta.

Në një tjetër zhvillim, Finlanda ka paralajmëruar se do të dëbojë afro 20,000 migrantë, nga 32,000 sa kanë kërkuar azil atje, vitin e kaluar.

Sekretarja e Ministrisë së Brendshme, Paivi Nerg, ka thënë se vendi i saj pritet të refuzojë gati dy të tretat e kërkesave për azil, të bëra në vitin 2015.

Vitin e kaluar, Finlanda i ka forcuar kushtet për azil për migrantët që vijnë nga Iraku, Afganistani dhe Somalia, duke thënë se situata e sigurisë në këto vende është zbutur.

Të enjten, edhe Suedia ka paralajamëruar se mund të dëbojë deri në 80,000 azilkërkues.

XS
SM
MD
LG