Ndërlidhjet

Protestë në mbështetje të Ivanoviqit


Mitrovicë e Veriut
Mitrovicë e Veriut

Në pjesën veriore të Mitrovicës sot është mbajtur një protestë kundër dënimit me 9 vjet burg të liderit të Nismës Serbia, Drejtësia, Demokracia, Oliver Ivanoviq.

Më 21 janar, Ivanoviq është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Mitrovicën Veriore për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”.

Fillimisht, Ivanoviqit i është shqiptuar masa e burgut shtëpiak, por të enjten ai është dërguar në burg.

Qytetarët e tubuar në protestë kanë mbajtur flamuj të Serbisë dhe parulla me mbishkrimet: “Liri për Oliverin, “ Ndaloni gjykimet politike”, “Gjykoni në bazë të drejtësisë dhe jo forcës” e të tjera.

Protesta ka kaluar e qetë dhe pa ndonjë incident.

XS
SM
MD
LG