Ndërlidhjet

Holandë: Marrëveshje me Shqipërinë për kthim të azilkërkuesve


Pamje e aeroportit në Amsterdam të Holandës
Pamje e aeroportit në Amsterdam të Holandës

Ministria e drejtësisë e Holandës thotë se ka arritur marrëveshje me Shqipërinë, e cila e hapë rrugën që Holanda më shpejtë t’i kthejë azilkërkuesit shqiptarë në vendin e tyre.

Sipas marrëveshjes së shpallur sot, Holanda mund të vendos që azilkërkuesit e refuzuar, të cilët nuk pranojnë vullnetarisht të kthehen në atdhe, të dërgohen me aeroplanë specialë të qeverisë për në Shqipëri, raporton AP.

Ministria tha se “Holanda më nuk varet nga kompanitë ajrore komerciale, dhe grupe të mëdha mund të dërgohen në shtëpi së bashku”.

Kjo marrëveshje u arritë për shkak të rritjes së numrit të shqiptarëve që synojnë azil në Holandë, që është më se 750 në katër muajt e fundit.

Autoritetet holandeze, vitin e kaluar, nuk i kanë dhënë azil asnjë shqiptari, megjithqë kishin konkurruar më tepër se 1 mijë vetë.

XS
SM
MD
LG