Ndërlidhjet

OKB: Fillojnë bisedimet paqësore për Sirinë, pa opozitën


Staffan de Mistura
Staffan de Mistura

I dërguai i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, thotë se bisedimet paqësore për Sirinë, që ai i organizon në Gjenevë të Zvicrës, fillojnë sonte siç është paraparë, megjithë bojkotin e grupeve kryesore të opozitës siriane.

Një koalicion i grupeve opozitare, që mbështetet nga Arabia Saudite, tha se nuk do të merr pjesë në negociata, përderisa të mos arrihet marrëveshje me qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Asad, për dërgimin e ndihmave në qytetet e rrethuara.

Në këto bisedime, po ashtu, mungojnë edhe përfaqësuesit e kurdëve të Sirisë, që e kanë nën kontroll pjesën më të madhe të territorit në pjesën veriore të Sirisë.

Bojkotimi i opozitës është pengesë për Kombet e Bashkuara, në përpjekjen e saj të parë në dy vite, që t’i sjell së bashku për bisedime, përfaqësuesit e qeverisë së Assadit dhe kundërshtarët e tij, për përfundimin e luftës civile pesëvjeçare.

XS
SM
MD
LG