Ndërlidhjet

Dënim me vdekje për përdhunuesit në Indi


Ilustrim
Ilustrim

Një gjykatë në Kolkata të Indisë i ka dënuar me vdekje tre burra dhe tre të tjerë me dënim të përjetshëm, pasi që janë gjetur fajtor se në grup e kanë përdhunuar dhe e kanë vrarë një grua 21 vjeçarë në vitin 2013.

Vendimi mbi dënimin është shpallur sot derisa vendimi mbi fajësinë e tyre është shpallur një ditë më parë.

Dy të dyshuar të tjerë janë liruar nga akuza, derisa një i akuzuar i tretë ka vdekur gjatë kohës sa po mbahej gjykimi.

Avokatët mbrojtës thanë se do të bëjnë ankesë ndaj vendimit, derisa përfaqësuesi i familjes së viktimës tha se do të ankohet për lirimin e dy të të dyshuarve.

Përdhunimi në Kolkata ka ndodhur gjashtë muaj pas një përdhunimi fatal nga një bandë në Nju Delhi, në dhjetor të vitit 2012, rast i cili kishte ngjallur reagimin ndërkombëtar.

Policia indiane vetëm gjatë vitit 2014 i ka regjistruar 36 mijë e 735 raste të përdhunimit.

Aktivistët thonë se shumë krime të tilla nuk raportohen.

XS
SM
MD
LG