Ndërlidhjet

Arrestohet një person pas mbytjes së 39 emigrantëve


Ilustrim
Ilustrim

Policia turke thuhet se e ka arrestuar një person për veprën penale kontrabandim me njerëz pas përmbysjes së një anije, ku të shtunën kanë mbetur të vdekur 39 persona, shumica fëmijë.

Anija është fundosur në brigjet turke teksa po përpiqej, që larg syve të autoriteteve turke, të udhëtonte drejt Greqisë.

Zyrtarët në Turqi thonë se i kanë shpëtuar 75 persona të tjerë nga anija e fundosur, por kanë thënë se numri i viktimave mund të rritet ngasde dyshojnë se ka edhe emigrantë të tjerë që mund të kenë mbetur brenda anijes së fundosur.

Agjencia turke e lajmeve Anadolu, ka thënë se të mbijetuarit janë nga Siria, Afganistani dhe Mianmari.

Organizata Ndërkombëtare për Migrim thotë se më shumë se 250 persona kanë vdekur vetëm në muajin janar, duke u përpjekur të hyjnë në Evropë.

Kjo organizatë thotë se gjatë tërë vitit 2015, 805 persona kanë vdekur si rezultat i përmbysjes së anijeve apo barkave në brigjet turke apo greke.

Më shumë se një milion emigrantë kanë hyrë përmes detit, gjatë vitit të kaluar në Evropë.

Në Turqi aktualisht gjenden rreth 2.5 milionë refugjatë nga Siria.

XS
SM
MD
LG