Ndërlidhjet

Siria “është ndihmuar pak”


Homs, Siri
Homs, Siri

Organizata bamirëse ndërkombëtare Oxfam ka kritikuar shumë vende që nuk kanë ndihmuar viktimat e konfliktit në Siri.

Në raportin e publikuar sot, Oxfam ka veçuar Rusinë, Arabinë Saudite dhe Francën në mesin e vendeve më së paku bujare në aspektin e ndihmës financiare.

Oxfam ka publikuar raportin në prag të një konference donatorësh në Londër, që pritet të mbahet më 4 shkurt.

Oxfam ka theksuar se Shtetet e Bashkuara kanë qenë donatori më i madh i vetëm për Sirinë.

Konflikti në Siri, i cili ka nisur në vitin 2011, ka vrarë mbi 260,000 njerëz dhe ka detyruar miliona të tjerë të largohen nga shtëpitë.

Konflikti i ka mundësuar po ashtu grupit militant Shteti Islamik të marrë shumë territore nën kontroll.

Lexoni edhe këtë: Mbi 70 të vrarë në Siri

XS
SM
MD
LG