Një makinë bombë ka shpërthyer pranë një stacioni të policisë në Kabul, duke shkaktuar disa viktima.
Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup, por militantët talibanë janë në një ofensivë të paparë të dimrit.
“Një makinë bombë ka shpërthyer pranë një baze policore në Kabul. Ka disa viktima të mundshme”, ka thënë për AFP-në zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit. Najib Danish.
Auto-ambulancat raportohet se kanë nxituar në vendin e ngjarjes, i cili është rrethuar nga forcat e sigurisë.
Sulmi vjen pak para rrethit të tretë të bisedimeve për paqe në Afganstan.
Përfaqësuesit nga Afganistani, Pakistani, Kina dhe Shtetet e Bashkuara do të takohen në Islamabad më 6 shkurt, për të diskutuar mënyrat se si të riniset procesi i ngecur i paqes midis Kabulit dhe talibanëve.