Ndërlidhjet

Raporti: Në A. Saudite janë arrestuar 9 amerikanë


Pamje e pjesëtarëve të policisë së Arabisë Saudite
Pamje e pjesëtarëve të policisë së Arabisë Saudite

Një gazetë e Arabisë Saudite ka raportuar se autoritetet në këtë vend i kanë arrestuar nëntë shtetas amerikanë, në mesin e 33 vetëve të dyshuar për “terror” gjatë javës së kaluar.

Duke cituar një burim të paidentifikuar, e përditshmja saudite në gjuhën angleze, Saudi Gazette, dje ka raportuar se katër amerikanë ishin arrestuar më 25 janar, ndërsa një ditë më vonë edhe pesë të tjerë.

Një zyrtar i Departamentit amerikan të shtetit, duke folur në kushte anonimiteti, ka konfirmuar se ka dijeni për raport, por ka refuzuar të paraqes detaje të tjera.

Sipas raportit, ndër të arrestuarit janë edhe 14 suditë, tre shtetas të Jemenit, dy sirianë, një palestinez dhe nga një person nga Filipinet, Indonezia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kazakistani.

Në raport nuk theksohet nëse ndonjëri prej të dyshuarve ishte i ndërlidhur me grupitn ekstremist, Shteti Islamik, i cili e ka marrë përgjegjësinë për disa sulme vdekjeprurëse në Arabinë Saudite.

XS
SM
MD
LG