Ndërlidhjet

Kabul: Zyrtarët thonë se janë vrarë 9 vetë


Policia afgane rreth minibusit të dlmtuar nga sulmi i sotëm vetëvrasës në Kabul
Policia afgane rreth minibusit të dlmtuar nga sulmi i sotëm vetëvrasës në Kabul

Nga një eksplodim i fuqishëm vetëvrasës afër ndërtesës së parlamentit afgan dhe stacionit të policisë, në pjesën qendrore të kryeqytetit Kabul, janë vrarë së paku 9 vetë.

Zëvendësministri i brendshëm i Afganistanit, Ayub Salangi, në rrjetin Twitter ka njoftuar se janë plagosur edhe 20 të tjerë.

Një zëdhënës i policisë në Kabul tha se sulmuesi kishte qëndruar në rresht së bashku me njerëzit e tjerë, duke pritur për të hyrë në zyrën e policisë kombëtare dhe se shumica e të vrarëve ishin civilë. Janë vrarë edhe dy policë.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm nëpërmjet një njoftimi në rrjetin Twitter.

Ky është eksplodimi i fundit në serinë e disa sulmeve aktuale në Kabul, nga të cilat janë vrarë dhjetëra vetë.

XS
SM
MD
LG