Ndërlidhjet

Kabul: Nga sulmi vetëvrasës – 20 të vrarë


Pjesëtarët e sigurisë afgane në vendin e sulmit vetëvrasës sot në Kabul
Pjesëtarët e sigurisë afgane në vendin e sulmit vetëvrasës sot në Kabul

Ministria e brendshme e Afganistanit tha se nga një sulm vetëvrasës afër ndërtesës së parlamentit afgan dhe stacionit të policisë në kryeqytetin Kabul, janë vrarë së paku 20 vetë dhe janë plagosur 29 të tjerë.

Gjatë ditës ka pasur të dhëna kundërthënëse për numrin e të vrarëve nga ky sulm, për të cilin përgjegjësinë e kanë marrë talibanët.

Një zëdhënës i policisë në Kabul tha se sulmuesi kishte qëndruar në rresht së bashku me njerëzit e tjerë, duke pritur për të hyrë në zyrën e policisë kombëtare dhe se shumica e të vrarëve ishin civilë. Janë vrarë edhe dy policë.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm nëpërmjet një njoftimi në rrjetin Twitter.

Ky është eksplodimi i fundit në serinë e disa sulmeve aktuale në Kabul, nga të cilat janë vrarë dhjetëra vetë.

XS
SM
MD
LG